Sport

Muharrem Sahiti: Rrahmani nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 18 November 2020

Kosova arriti të mposht Moldavinë në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFoksus.

‘Dardanët’ triumfuan me rezultat 1-0, falë golit të Lirim Kastratit në minutën e 30-të.

Që nga minutat e para, mbrojtësi Amir Rrahmani pësoj një lëndim në krahë, duke u detyruar kështu të linte fushën.

-Advertisement-

Në vend të tij u inkuadrua Fidan Aliti.

Pas ndeshjes, mdihmës-trajneri, Muharrem Sahiti ka deklaruar që gjendja e Rrahmanit akoma nukj dihet.

“Mjekët po merren me këtë, gjithsesi Rrahmani nuk është futbollsit që dorëzohet lehtë, kjo do të thot që lëndimi i tij nuk ishte aq i parëndësishem”, ka thënë Sahiti për RTK.

Pas kësaj fitore, Kosova do të vazhdoj të jetë pjesë e Ligës C, kurse humbja do ta zbriste në Ligën D./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera