Lajme

110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 16 April 2021

Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, kurse kapacitetet e spitaleve po shterohen. Vetëm brenda pesë ditëve të fundit kanë vdekur 65 persona në Kosovë. Ndërkaq vetëm në Klinikën Infektive të QKUK’së aktualisht po trajtohen 110 pacientë ku 90 për qind prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

“Në termin mjekësor i bjen që janë pacientë me mjekim gjysmë-intensiv dhe mjekët po vazhdojnë të japin shërbimet por 10 – 15 për qind e pacientëve që kemi kanë gjendje më të rëndë”, tha infektologu Sadiku për RTK’në.

Derisa koronavirusi po merr shumë jetë njerëzish, vaksina anti-covid po shihet si drita e vetme për ta zbutur gjendjen me pandeminë që ka goditur gjithë vendin.

-Advertisement-

Edhe Kosova ndonëse në numër të vogël ka nisur procesin e vaksinimit me AstraZeneca vaksinë e cila në shumë vende është ndaluar përkohësisht për shkak  se u konstatua se po shkakton trombozë.

Por kirurgu vaskular Elmi Olluri tha për RTK’në duhet të merret pasi është i vetmi mjet që ndalon pandeminë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera