Lajme

11-vjeçarja nga Ferizaj gjenë portofolin me gati 100 euro dhe e dorëzon në polici

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 16 December 2022

Një fëmijë nga Ferizaj, Lira Zhinipotoku 11 vjeçare, para një objekti banesor në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar të të hollave.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ajo në prezencë të prindit të saj, menjëherë paratë e gjetura i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Portofoli i përkiste qytetarit B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së”, thuhet në njoftim .

-Advertisement-

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar Lira Zhinipotokun, njëkohësisht i ka dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera