Lajme

11-vjeçari rrëfen si mbajti 16 orë vëllanë nën rrënojat e tërmetit në Itali

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 22 August 2017

Në errësirë absolute për më shumë se 16 orë. Ai i dha kurajo vëllait më të vogël që sapo ka mbushur 8 vjeç. Është historia e Ciros, 11-vjeçarit që u shpëtua vetëm mesditën e sotme nga tërmeti që shkundi ishullin e Ikias në Italinë e jugut.
“Kur gjithçka u shemb e pushtova vëllain tim Mattias dhe kur pashë zjarrfikësit e shtyva atë të parin”. 
Janë këto fjalët e të voglit thënë për mjekët. Shpëtimi i 3 vëllezërve ishte padyshim një nga historitë më të bukura në këtë ditë të trishto për zonën.
Të hënën në mbrëmje Ciro po luante me Mattia në dhomën e tyre. Ishin ulur në krevatin e poshtëm kur ndodhi tragjedia. Mbi ta ra një lumë gurësh dhe dheu, por mesa duket u mbrojtën nga krevati që kishin sipër.
Në dhomën ngjitur ndodheshin prindërit me vëllain e vogël 7 muajsh. Ishin ata që u shpëtuan të parët. Më pas ata përjetuan orë të tëra ankthi për atë që u kishte ndodhur dy djemve të tjerë.
Kur grupet e shpëtimit po gërmonin ai fisi të bërtiste që ata të dëgjonin. Kur besonte se zeri i tij ishte shumë i dobët, kapi një shkop dhe nisi të godiste mbi rrënojat në mënyrë që zhurma të arrinte te shpëtuesit.
Këtë histori e tregon i përlotur komandanti i Gdf, Andrea Gentile që ishte nga të parët që arriti në vendin e tragjedisë. Në fillim u hap një vrimë e vogël ku zjarrfikësit mundën të fusin një shishe me ujë për dy fëmijët. Më pas ngadalë dhe gur pas guri u nxorr më i vogli që u shty edhe nga vëllai. Ciro priti edhe 2 orë të tjera pasi i vetëm nuk mund të dilte. Dalja mbi rrënoja ishte një çlirim për të gjithë. Tani e gjithë familja është e bashkuar në spital pas një nate që do ta kujtojë gjithë jetën. /përktheu lapsi.al/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera