Lajme

11 vdekje dhe mbi 300 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 28 February 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 305 raste të reja me COVID-19, 11 persona kanë vdekur, kurse 167 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 102 mijë e 787 raste me koronavirus, prej të cilëve 3 mijë e 137 kanë vdekur, 91 mijë e 233 janë shëruar kurse 8 mijë e 417 raste janë aktive.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera