Lajme

11 tërmete godasin Shqipërinë mëngjesin e së dielës, më i madhi 4.5 shkallë

Autori: Halil Berisha 09:29 | 15 December 2019

Më 26 Nëntor, një tërmet i rëndë goditi shqipërinë, i cili ishte prej 6.3 shkallësh e la më shumë se 50 të vdekur, qindra të lënduar e mijëra shtëpi të pabanuara.

E prej asaj kohe, Shqipëria, kryesisht rrethi i Durrësit ende nuk është qetësuar nga dridhjet, shkruan gazeta inFokus.

Njëjtë ndodhi edhe orët e para të kësaj të diele, ku për 9 orë Shqipërinë e goditën plot 11 tërmete, ani se me fuqi jo shumë të madhe, përveç njërit.

-Advertisement-

Rreth orës 02 e 30 Durrësin e goditi një tërmet prej 4.5 shkallësh.

Para tij, tre të tjerë më të dobët e prekën Shqipërinë, një prej 3.1, tjetri 3.3 dhe 2.3, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, tërmeti prej 4.5 u përcoll nga një 2.8 në Tiranë, 2.3, 2.9, 2.5, 3.0 dhe 3.5 në Detin Adriatik./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera