Sport

11-shja e Mourinhos te Roma me Granit Xhakën

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 21 July 2021

Matías Viña dhe Granit Xhaka janë shumë afër që t’i bashkohen Romës.

Transferimi i Viñas në Olimpico është pothuajse i kryer.

Mbrojtësi do të arrijë të enjten dhe do t’i kryejë testet mjekësore, për të cilin Roma ka paguar 11 milionë euro plus 2.5 milionë bonuse.

-Advertisement-

Xhaka është rrugës gjithashtu, pasi ka arritur tashmë marrëveshje personale me Romën.

Raportimet e mediave janë se shqiptari tashmë e ka njoftuar Arsenalin se dëshiron të bashkohet me Jose Mourinhon.

Klubet janë në bisedime dhe ka mbetur që të zgjidhet çdo gjë mes tyre, për t’u arritur një marrëveshje.

Me ardhjen e Xhakës, Mourinho do të kompletojë formacionin e tij të dëshiruar 4-2-3-1 me Nicolò Zaniolo, Lorenzo Pellegrini dhe Henrikh Mkhitaryan pra sulmuesit, Edin Dzeko, derisa Xhaka do të jetë në mesfushë me Veretout, raporton Gazeta Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera