Lajme

11 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 09 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466

Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera