Lajme

Më 11 qershor zgjedhje në Kosovë, po këtë datë ndodh diçka e madhe për vendin!

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 12 May 2017

Qeveria e Kosovë është në detyrë, kjo ngase u rrëzua me mocion votë-besimi, e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar liderët e partive të enjten, më 11 maj. Pas takimit vendosën që data e zgjedhjeve të jetë 11 qershor.

Në këtë datë, përveç që është muaji i shenjtë Ramazanit, do të jetë edhe një ngjarje e madhe, raporton Periskopi

Në këtë datë është ndeshja Kosovë-Turqi.

-Advertisement-

Kjo ndeshje, në pamundësi të mbahet në Kosovë, për shkak të mungesës së një stadiumi me standarde të FIFA-së, do mbahet në Shkodër.

Pra, llogaritet se shumë njerëz nuk do të jenë në Kosovë atë ditë ngase do shohin nga afër ndeshjen.

Ndeshja e parë mes këtyre dy vendeve ka përfunduar 3-0 për Turqinë.

Në ndeshje mund të jetë edhe vet presidenti Thaçi, kur dihet miqësia që ka me shtetin turk dhe se si e quan vëlla Erdoganin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera