Lajme

11 persona vdesin pasi lisi i madh bie mbi ta gjatë një ceremonie fetare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 15 August 2017

Të paktën 11 persona kanë humbur jetët dhe mbi 35 të tjerë janë lënduar nga rrëzimi i një peme të madhe gjatë një feste fetare në Madeira të Portugalisë.

Lisi është rrëzuar dhe ka rënë mbi njerëzit që po prisnin për një procesion rrugor pas një ceremonie në kishë si pjesë e festivalit “Festa da Senhora do Monte”.

Mediat lokale raportojnë se pema e madhe ka rënë mbi turmën pranë kishës në një fshat të Montes.

-Advertisement-

Sipas këtyre mediave, në mesin e të vdekurve mund të ketë edhe fëmijë.

Policia, zjarrfikësit dhe punëtorët e Kryqit të Kuq kanë shkuar në vend të ngjarjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera