Lajme

11 pacientë të hospitalizuar me Covid-19, në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 05 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga raportimet e klinikave Covid-19 në QKUK, por edhe sptialet e përgjithshme, rezulton se 11 pacientë janë të kofirmuar me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 23 pacientë të tjerë po trajtohen si post-covid, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, si dhe në mjekimin intensiv të klinikës infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

-Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

-Spitali i Pejës, 4 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Të tjera