11 deputetë gjatë 2022-ës kishin probleme me ligjin, shtatë ishin nga Vetëvendosje
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 28 April 2023
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka identifikuar njëmbëdhjetë deputetë që gjatë vitit 2022 janë përballur me ligjin.
Në këtë numër kanë prirë deputetët e LV-së, pastaj AAK-së, më tutje PDK-së dhe grupit parlamentar MULTIETNIK.7 deputetë të LV-së me aktakuza aktive gjatë vitit 2022. Glauk Konjufca, Mimoza Kusari-Lila, Artan Abrashi, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi. Deputetja Mimoza Kusari-Lila është liruar nga akuzat në nëntor 2022, vendim ky i cili më pas ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 29 mars.
Dy deputetë të AAK-së me aktakuza aktive gjatë vitit 2022 ishin Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj.Deputeti i PDK-së me aktakuzë aktive gjatë vitit 2022 ishte Xhavit Haliti.
Këto gjetje janë publikuar të premten në raportin e titulluar: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, me autor Naim Jakaj. Ky raport është realizuar me mbështetjen e” Rockefeller Brothers Fund”, raporton “Betimi për Drejtësi”.Sipas raportit, një deputet nga GP MULTIETNIK me dënim të formës së prerë – Samra Ilijaz, 11 deputetë të Kuvendit persona që kanë probleme me ligjin, 9.2% e Kuvendit të Kosovës.
Veprat penale për të cilat janë ndjekur penalisht deputetët janë: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”; “sulmi”; “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”; “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”; “mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...