Lajme

109 raste aktive me Coronavirus në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 16 January 2021

Në komunën e Malishevës sot janë regjistruar edhe 11 raste të reja me Coronavirus, teksa janë shënuar edhe tri raste të vdekjes.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 11 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga IKSHPK në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në kontakt me rastet në terren. Rastet e reja që janë regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 4 raste në Banjë, 2 raste në Carrallukë dhe nga 1 rast në Dragobil, Drenoc, Bellanicë, Malishevë dhe Balincë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Aktualisht në Malishevë aktiv me Coronavirus janë edhe 109 persona.

-Advertisement-

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Malishevë, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 639 raste, prej tyre 496 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 109 raste”, thuhet më tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera