Lajme

​106 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 10 September 2022

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 672 testime, nga të cilat 106 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se fatmirësisht gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të vdekur si pasojë e sëmundjes infektuese.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 38. Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Janë 1.615 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 148 qytetarë.

-Advertisement-

Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 329.802 raste me koronavirusin, prej tyre 324.603 janë shëruar, 1.615 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.584 pacientë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera