Lajme

104 të vdekur nga COVID-19 këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 20 September 2021

Brenda javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 104 të vdekur nga virusi COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së martë të javës së fundit, janë shënuar 24 të vdekur nga virusi që shënon edhe numrin rekord të kësaj jave.

Sipas njoftimit të Qeverisë, deri më tani rreth 35% e popullatës që i takon moshës mbi 18-vjeçare është vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Kujtojmë se tashmë qendrat e vaksinimit nga kjo javë janë duke punuar edhe gjatë të dielave, në mënyrë që t’ju mundësohet qytetarëve caktimi i termineve më lehtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera