Lajme

104 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 28 April 2021

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 104 aktakuza kundër 126 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe ka ngritur 57 aktakuza kundër 74 personave për vepra të ndryshme penale.

-Advertisement-

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik ”, si dhe ka ngritur shtatë aktakuzë, kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër 16 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person të dyshuar dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera