Lajme

102 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 18 January 2021

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar tri raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Komuna e Malishevës.

Nga kjo komunë është thënë se deri tani 40 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në vend, ndërsa 102 raste janë aktive me këtë virus.

-Advertisement-

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Komunën e Malishevës janë regjistruar 649 raste me COVID-19, prej tyre 507 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me COVID janë edhe 102 persona”, thuhet për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera