Lajme

101-vjeçarja nga Prizreni merr vaksinën kundër COVID

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 10 April 2021

Naile Memaj, 101 vjeçare nga Zhuri i Prizrenit u vaksinua të premten me kurën anti COVID-19, në njësinë e vaksinimit në Prizren.

Kësisoj, kjo grua prej një shekulli jetë është edhe pacientja më e vjetër deri më tani që është imunizuar në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Plaka 101 vjet tregon se nuk ka hezituar për ta marrë këtë vaksinë.

-Advertisement-

“Jo, nuk jam frikësuar. Kur po e marrin krejt, pse të frikësohem”, thotë Naile Memaj.

Pos dhimbjes së krahut, vaksina nuk i ka dhënë as edhe një reaksion tjetër. Derisa mjeku Arsim Berisha thotë se veprimi i 101-vjeçares është inkurajues edhe për të tjerët.

Kjo grua një izolim të ngjashëm ndonëse jo shëndetësor e kishte përjetuar edhe disa dekada më herët, në periudhën kur ishte mbyllur kufiri Shqipëri-Kosovë, dhe familjarët e vendlindjen e saj, Morinën e Shqipërisë nuk i kishte parë për 50 vjet.

“Kur kam shkuar për herë të parë s’e kam njohur askënd, veç dajën”, tregon 101-vjeçarja Naile Memaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera