Uncategorized

1000 parqe kombëtare ujore deri në vitin 2025

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 07 August 2022

Kina do të ketë mbi 1000 pika piktoreske të ruajtjes së ujit në nivel kombëtar deri në fund të vitit 2025, bëri të ditur Ministria e Burimeve Ujore, citon “Xinhua”.

Gjatë periudhës 2021-2025 do të ndërtohen më shumë se 100 zona të tilla piktoreske, thuhet në udhëzimin e nxjerrë nga ministria.

Zhvillimi i parqeve ujore, që kombinon ruajtjen e ujit dhe bukuritë e peizazhit, mund të ndihmojë në ruajtjen e gjendjes së shëndetshme të lumenjve dhe liqeneve dhe të plotësojë nevojat në rritje të njerëzve për një jetë më të mirë.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, Kina ka 902 parqe kombëtare ujore duke përfshirë rezervuarin Xiaolangdi në Lumin e Verdhë, që mbulon 31 rajone të nivelit provincial në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera