Lifestyle

“100 milionë dollarë për gazetarët”, Zuckerberg: Po punojnë në kushte shumë të vështira

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 02 April 2020

Facebook ka njoftuar se do të ofrojë një mbështetje tjetër prej 100 milion dollarësh në redaksitë e lajmeve që po përpiqen të mbulojnë pandeminë COVID-19.

“Për momentin, gazetarët janë duke punuar në kushte shumë të vështira për t’i mbajtur të informuar komunitetet e tyre, dhe shumë botues po luftojnë për shkak të ndikimit ekonomik të epidemisë”, theksoi Zuckerberg.

“Informacioni preket shumë nga kriza, kështu që ne jemi duke angazhuar të japim 25 milion dollarë fonde emergjente përmes ”Projektit të Gazetarisë” në Facebook, dhe 75 milionë të tjera në shpenzime për reklama për të mbështetur gazetarët dhe botuesit”, theksoi ai.

-Advertisement-

”Kjo shifër është përveç 300 milionëve të alokuara për të mbështetur informacionin, veçanërisht informacionin lokal, në vitet e ardhshme”, theksoi Zuckenberg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera