Fokus

100 familje presin të adaptojnë fëmijë në Kosovë

Autori: Anita Krasniqi 20:20 | 12 December 2018

Ka një më shumë se një vit që Kimete Krasniqi ka dorëzuar dokumentacionet e nevojshme për të adaptuar një fëmijë.
Ndonëse nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se procesi i vlerësimit të familjes potenciale për adoptim duhet të përfundohet brenda tre muajve familja Krasniqi ende nuk mori një përgjigje, shkruan gazeta inFokus.

“Që nga fillimi i vitit 2017, unë dhe bashkëshorti im kemi filluar procedurat për të birësuar një foshnje. Pasi kemi kompletuar dokumentet i kemi dorëzuar. Tani kanë thënë se do të ju lajmërojmë derisa të vie rendi në Gjykatën Themelore” tha ajo për gazetën inFokus.

Ndërsa Magbule Koci, zyrtare e lartë për Mbrojtjen e Fëmijëve të Braktisur tha se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, dhjetë fëmijë të braktisur e pa kujdes prindëror janë adaptuar.

-Advertisement-

Ajo ka sqaruar se procedurat për adaptimin e fëmijëve të braktisur janë të shumta. Krejt kjo me qëllim të gjetjes së familjeve adekuate për fëmijët.

“Personat e interesuar për adoptim të një fëmijë, fillimisht kërkesën duhet ta drejtojnë në Gjykatën Themelore në komunën në të cilën jetojnë. Sipas procedurës, Gjykata Themelore, kërkesën e tyre i adreson në Qendrës për Punë Sociale Komunale (QPS), pastaj , sipas procedurës cakton Menaxherin e rastit për vlerësimin e familjes” tha Koci për inFokus.

Sipas saj ka një numër të madh të kërkesave për adoptim.

Koci bënë me dije se 100 familje janë në pritje të adaptimit të fëmijëve.

E sfidë për intitucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur është adaptimi i fëmijëve më nevoja të veçanta.

“Fëmijët me nevoja të veçanta, janë ata që më pak adoptohen nga shtetasit e Kosovës, por këta fëmijë i adoptojnë më shumë ndërkombëtarët”, bënë me dije Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Klevis Vaqari, menaxhere e programit të Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, thotë se vonesat në adoptim kanë të bëjnë me paqartësinë rreth zgjidhjes e statusit të fëmijëve të braktisur.

“KOMF konsideron se aktualisht ka vonesa në adoptimin e fëmijëve pa përkujdes prindëror, pikërisht për arsye të kohës së gjatë të zgjidhjes së statusit të fëmijëve. Për këtë arsye, KOMF në vazhdimësi ka kërkuar që kjo të reduktohet maksimalisht në përputhje me interesin më të mirë të fëmijës” tha Vaqari.

Gjatë vitit të kaluar janë adaptuar 15 fëmijë ndërsa në këtë vit janë 100 familje të cilat janë në pritje për adaptim, 37 prej tyre në Komunën e Prishtinës./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera