Lajme

100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë, policia gjobit mbi 1 mijë qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 31 July 2023

Të dielën në Kosovë, kanë ndodhur gjithsej 100 aksidente trafiku, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 46 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 54 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, e fatmirësisht nuk raportohet asnjë aksident me fatalitet.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë kësaj dite ka dënuar 1 mijë e 430 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

-Advertisement-

Po ashtu policia ka arrestuar 12 persona si dhe 7 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera