Lajme

10 zyrtarë shëndetësorë rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 14 July 2020

Një paciente ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, shkruan gazeta inFokus.

E po në këtë spital pozitiv me koronavirus kanë dalë katër mjekë e 5 infermierë të tjerë si dhe një bioinxhinerë siç bëhet e ditur nga njoftimi i tyre.

“Nga personeli i Spitalit 4 mjekë, 5 Infermierë dhe një bioinxhinier janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtarë të tjerë të personelit janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19.

Prej tyre, 11 janë në oksigjenoterapi, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera