10-vjeçarja që u nxor nga rrënojat lëshon në qiell një pëllumb të bardhë pas bashkimit me familjen

Autori: Gazeta inFokus
17:57 | 25 February 2023
Vajza 10-vjeçare Eylul Kılıç që u shpëtua pas 147 orësh nga rrënojat e një ndërtese në rajonin Nizip në qytetin Gaziantep të shembur në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, lëshoi në qiell një pëllumb të bardhë pas bashkimit me familjen e saj.
Eylul gjatë tërmetit ndodhej si mysafire në pallatin “Furkan” në shtëpinë e të afërmve të nënës së saj. Me përpjekjet e ekipeve Eylul u shpëtua nga rrënojat pas 147 orësh dhe ajo u bashkua me familjen pasi doli nga spitali.
Vajza e vogël falënderoi të gjithë ata që janë lutur për të si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit që e nxori nga rrënojat.
Babai i saj, Hakan Kılıç në një prononcim për Anadolu tha se natën e tërmetit vajza e tij kishte dëshirë të qëndronte tek të afërmit.
“E lejova vajzën të qëndronte si mysafire pasi edhe shkollat ishin në pushim për shkak të reshjeve të borës”, tha Kılıç.
“Shkollat ishin në pushim për shkak të reshjeve të borës dhe ne e lejuam vajzën të qëndronte. Shtëpia jonë nuk pësoi dëme por shtëpia ku vajza jonë qëndroi si mysafire u shemb. Kur e mësova këtë shkova menjëherë në zonën e rrënojës dhe u trondita. Që nga ajo ditë e deri kur jam bashkuar me vajzën time i jam drejtuar Allahut dhe i jam lutur. Gjatë këtij procesi janë bërë lutje si në Nizip ashtu edhe nga të gjithë njerëzit në mbarë vendin. Edhe ekipet tona kanë bërë shumë përpjekje. Unë asnjëherë nuk e humba shpresën. Më erdh një ndjenjë sikur Eylül ndodhej pranë meje. Unë nuk u largova kurrë nga ajo zonë”, tha ai.
Kılıç thotë se u gëzua shumë kur nga zona e rrënojave në fund të 147 orëve dëgjoi zërin “e gjetëm Eylul-in”.
“Derisa ndodhesha pranë rrënojave, kur dëgjova zërin ‘e gjetëm Eylül-in’ falënderova Allahun duke i bërë sexhde me lot në sy mbi tokë. Ishte një ndjenjë shumë e bukur e cila nuk mund të shpjegohet. Sikur ato rrënoja ishin mbi mua dhe m’u hoqën. Falënderova Allahun. U bashkova me vajzën. Ajo është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor. Lus Allahun që askush të mos përjetojë më një fatkeqësi të tillë“, tha ai sipas Anadou Agency.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...