Lajme

10-vjeçari nuk pranoi të vidhte: Kërcëno*et nga bashkëmoshatarët e tij, tashmë një muaj s’del nga shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 03 March 2024

10 vjeçari F.GJ, nxënës i klasës së dytë në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ka më shumë se një muaj që nuk po i vijon mësimet.

Ai thotë se u rrah e u kërcënua nga disa persona të panjohur.

I mituri nuk pranoi të bëhej pjesë e një vjedhjeje andaj sipas nënës së tij kjo është arsyeja përse djali i saj u rrah disa herë.

-Advertisement-

“E kanë thirr disa persona me vjedh në këtë marketin afër ky I ‘u ka thënë nuk guxoj se më bërtet mami, edhe është largua, për disa ditë rresht e kanë përndjek te shkolla e kanë rreth më ka ardhur djali I përgjakur disa herë, e kanë godit me shishe të xhamit, pe njekin me thika, kur e kam parë ashtu më ka rënë të fikët…”, deklaroi Zylhaje Gjenani, nëna e F.Gj.

Përveç frikës që ndjen sa herë që del nga shtëpia, djaloshi druan se do të mbesë mbrapa edhe në mësime.

Por, nga drejtoria e shkollës premtojnë se pavarësisht mungesave, 10-vjeçari nuk do të largohet nga regjistri i nxënësve, derisa organet kompetente ta zbardhin rastin.

Ndërkohë për rastin është e informuar edhe Policia dhe hetimet tashmë kanë filluar.

“Ju njoftojmë se informata është duke u trajtuar në koordinim me Qendrën për punë sociale. Marrë parasysh se personat e përfshirë janë të mitur dhe ende jemi në fazën fillestare të hetimit, aktualisht nuk mundemi që me ju të ndajnë më shumë detaje”, njoftoi Policia e Kosovës.

Siç kupton ATV-ja, disa nga të miturit të cilët sulmuan F. Gj vijojnë mësimet në të njëjtën shkollë me 10 –vjeçarin./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera