10 vite punë të INDEP
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 11 November 2021
Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP), ka bërë 10 vite punë si një ndër organizatat më të mëdha në Kosovë.
INDEP përmes hulumtimit, punës avokuese, kampanjave vetëdijesuese e aktiviteteve të tjera është shndërruar në një nga organizatat më me ndikim në vend, organizatë, shkruan Gazeta Infokus.
Gjatë një dekade pune, INDEP ka zbatuar suksesshëm afër 50 projekte të mbështetura nga rreth 30 donatorë të ndryshëm, kanë lansuar 6 platforma si dhe kanë publikuar afër 200 publikime ku prej tyre janë 64 analiza dhe 40 hulumtime politikash.
“Puna e INDEP në dekadën e dytë do të intensifikohet edhe më. Duke qenë krenar, dhjetë vjetori i parë i INDEP e gjen Kosovën me Fondin e Efiçiencës së Energjisë, me qindra megavat të instaluara të energjisë së ripërtrishme dhe me një vetëdije të përgjithshme krejt tjetër nga ajo e vitit 2011”, shkruhet në njoftim.
Përmes këtij njoftimi në Facebook, INDEP ka falënderuar të gjithë donatorët, partnerët për kontributin dhe mbështetjen e deritanishme.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tyre:/Gazeta Infokus/
10 VITE PUNE TË INDEP
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) nisi punën 10 vite më parë në këtë datë. Përmes hulumtimit, punës avokuese, kampanjave vetëdijësuese e shumë e shumë aktiviteteve të tjera, INDEP u shndërrua në një nga organizatat më me ndikim në vend.
Gjatë një dekade pune, INDEP ka zbatuar suksesshëm afro 50 projekte të mbështetura nga rreth 30 donatorë të ndryshëm, e kemi lansuar 6 platforma. Kemi publikuar afro 200 publikime, prej tyre 64 analiza dhe 40 hulumtime politikash. Me mbi 80 reagime dhe 107 tryeza dhe konferenca, ne u bëmë pikënisje e shumë debateve publike, zëri i interesit publik dhe promotori kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë. Gjithashtu, jemi pjesë themeluese dhe partner në mbi 10 rrjetëzime rajonale dhe evropiane dhe nga trungu ynë ka dalë edhe organizata NewPerspektiva.
Puna e INDEP në dekadën e dytë do të intensifikohet edhe më. Duke qenë krenar, dhjetë vjetori i parë i INDEP e gjen Kosovën me Fondin e Efiçiencës së Energjisë, me qindra megavat të instaluara të energjisë së ripërtrishme dhe me një vetëdije të përgjithshme krejt tjetër nga ajo e vitit 2011. Kosova ka nënshkruar Deklaratën e Samitit të Sofjes dhe ka marrë përkushtimin për dekarbonizim të plotë deri në vitin 2050. Roli i INDEP në përshpejtimin e këtij tranzicioni do të jetë konstruktiv, monitorues dhe mbështetës.
Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen e deritanishme. Të gjithë donatorëve, partnerëve, aktivistëve, bashkëpunëtorëve vendor dhe ndërkombëtarë si dhe spektrit të vendimmarrjes që na dhanë hapësirë për kontribut.
Deri në dekadën e dytë, gëzuar!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...