Lifestyle

10 vite më e re, me këtë produkt që të gjithë e keni në shtëpi. Hiqni qafe rrudhat e fytyrës dhe syve!

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 21 April 2018

Kompanitë kozmetike ju ofrojnë një sërë produktesh për fytyrën. Por kremrat anti-rrudhë efektive mund të jenë tepër të shtrenjta për buxhetin e disave.

Keni dëgjuar për përdorimin e vazelinës kundra rrudhave të fytyrës?

Shumë të famshëm si Jennifer Aniston dhe Marylyn Monroe kanë përdorur vazelinën për të parandaluar dhe hequr qafe rrudhat e fytyrës dhe syve.

Zbuloni efektet e saj duke lexuar këtë artikull:

-Advertisement-

Lëkura e thatë mund të shkaktojë rrudha. Dermatologët i rekomandojnë njerëzve me lëkurë të thatë, të aplikojnë shpesh vazelinën për ta mbajtur lëkurën të hidratuar, pasi parandalon rrudhat.

Ajo mund ta mbajë lëkurën të butë dhe elastike. Aplikoni vazelinë në fytyrë, nën sy dhe në buzë për të parandaluar rrudhat e hershme.

Zakonisht vazelina përdoret si balsam për buzët e çara. Ajo është e mirë gjithashtu për rrudhat e fytyrës dhe syrit sepse ka një peshë të lartë molekulare.
Vazelina ka veti anti-plakje dhe është në gjendje të zhdukë për një kohë të shkurtër rrudhat e moshës.

Shënim: Fytyra duhet të jetë paksa e lagur, pra jo plotësisht e tharë kur të aplikoni vazelinë. Është e rëndësishme sepse siguron që lagështia të jetë e mbyllur brenda lëkurës së fytyrës për ta mbajtur atë më të re dhe të butë/shije

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera