Lajme

10 të vdekur dhe 449 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 20 February 2021

Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 10 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 449 raste të rjea, gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3 283 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 449 raste të reja, prej tyre 170 janë në Shkup, Prilep 55, Kavadar 35, Gjevgjeli 23, Tetovë 19, Ohër dhe Kumanovë me nga 17, Manastir dhe Negotinë 16, Veles 10, Strugë 8, Strumicë dhe Resnjë me nga 7, Gostivar 6, Shtip, Dellçevë dhe Bogdanci me nga 5, Kriva Pallankë Berovë dhe Kratovë me nga 4, Probishtip dhe Demir Kapi 3, Kërçovë, Dibër Vallandovë dhe Krushevë me nga 2 dhe nga një në Koçani dhe Radovish.

Njoftohet gjithashtu se janë shëruar 227 pacientë dhe 10 kanë humbur jetën.

-Advertisement-

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 99.031 pacientë ku prej tyre 89.249 janë shëruar dhe 3.047 kanë humbur jetën. /Opinion.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera