10 rregullat që duhet të ndiqni kur bie tërmet!

Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 08 February 2023
Tërmetet e ndodhura së fundmi kanë sjellë jo pak shqetësim te qytetarët dhe në këto raste është shumë e domosdoshme për të pasur në konsideratë disa këshilla, për të shmangur një pjesë të rrezikut.
Informohuni mbi klasifikimin sizmik.
Informohuni mbi klasifikimin sizmik ku ndodhet vendi ku jeton. Duhet të dish se si të ndërtosh një ndërtesë që i reziston lëkundjeve të mëdha sizmike. Përveç kësaj duhet të dish se ku ndodhen rubinetet e gazit, ujit apo qarkut elektrik. Gjatë një tërmeti mund të pësojnë dëme dhe duhet të dish ku të vendosësh duart.
Mos vendosni objekte të rënda në rafte.
Nëse jetoni në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, është mirë që objekte të rënda të mos i vendosni nëpër rafte, apo dollapë, për shkak se mund të bien gjatë lëkundjeve dhe bëhen mjaft të rrezikshme. Gjithashtu mobiliet e rënda duhet të fiksohen në mur pasi mund tu bien sipër.
Kutia e ndihmës së shpejtë.
Është shumë e rëndësishme të mbani në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë ku të keni vendosur dhe një elektrik dore, pasi gjatë tërmeteve të fuqishëm ka mungesë të energjisë elektrike. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të dinë se ku ndodhen këto objekte.
Qëndroni poshtë dyerve.
Kjo është një gjë që dihet, por gjithsesi duhet zbatuar. Gjatë një tërmeti nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme.
Futuni poshtë tavolinës.
Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t’iu bien sipër kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.
Mos vraponi drejt shkallëve, apo ashensorit.
Në të vërtetë shkallët janë pjesa më e dobët e një ndërtese, por nga frika njerëzit tentojnë të dalin menjëherë nga banesa. Madje edhe ashensori nuk duhet të përdoret pasi bllokohet.
Largohuni nga objektet në ndërtim.
Nëse gjatë kohës së tërmetit ndodheni jashtë, mos qëndroni afër objekteve në ndërtim apo dhe linjave elektrike, pasi mund të bien dhe tu zënë poshtë.
Qëndroni larg liqeneve, plazheve dhe urave.
Gjatë tërmetit dhe minutat pas lëkundjeve, largohuni nga brigjet e liqeneve apo plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve, në atë që zakonisht quhet cunami. Nëse jeni në automjet shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.
Mos përdorni telefonin apo makinën.
Gjatë rënies të tërmetit mundohuni t’i shmangni këto të dyja, për t’i lënë hapësirë emergjencave të lajmërohen dhe të lëvizin.
Mos jini kureshtarë për të parë gjithçka.
Qëndroni në çadrat e ngritura nga grupet e emergjencave dhe jo duke u endur vërdallë për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm.

Të tjera
-
Kovaçevski në Beograd: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beo...
-
Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike
Senatori Amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë r...
-
Murati jep detaje për faljen tatimore për vitin 2023: Deri në shumë 100 euro apo sa lartësia e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi ...
-
Bjellorusia mirëpret vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse: Rrezikohemi nga Perëndimi
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka mbrojtur plani...
-
Thirrje nga xhamitë për t’u bashkuar në marshin “Liria ka emër”
Në hytben e xhumasë nëpër xhamitë e vendit u bë thirrje për pjesëmarrje në ma...
-
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
ë Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të...
-
Të hënën nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, marsh do të ketë edhe në Hagë
Nga kjo e hënë do të gjykohet personi që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë ...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e...
-
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh
Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendk...
-
Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar ...
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...