Lajme

10 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 22 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste pozitive, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa bëhet e ditur se nuk është raportuar asnjë rasti i vdekjes, si dhe 13 qytetarë janë shëruar nga ky virus.

“Nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

Në total numri i rasteve aktive është 232”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Gazeta Infokus/

Të tjera