Lajme

10 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 11 December 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 2.779 mostra , 10 persona kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.

Në total numri i rasteve aktive është 324”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera