Lajme

10 persona nga personeli shëndetësor të prekur me coronavirus në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 15 July 2020

Në spitalin e Përgjithshëm të Pejës deri tani janë infektuar me coronavirus katër mjek, pesë infermierë dhe një bioinxhinjer.

Kështu kanë bërë të ditur nga ky spital përmes një njoftimi.

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me Covid-19.

Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

-Advertisement-

Njoftimi:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar

me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 3 operacione.

4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore.

167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera