Lajme

10 milionë euro ndahen nga Banka Botërore për të varfërit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 02 December 2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica ka njoftuar se ka zhvilluar një takim online me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, në lidhje me fillimin e implementimit të projektit të kësaj banke për familjet e varfëra në Kosovë.

Ky projekt arrin vlerën 10 milionë euro dha ka për qëllim mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë.

“Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale. Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra  në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera