Lajme

’10 mijë euro për një urë që u rrënua pas një viti’, qytetari ia përmend vjedhjet Sami Lushtakut

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 27 April 2021

Në një faqe Facebook janë pyetur qytetarët e Drenicës nëse ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku duhet të kthehet edhe për një mandat, qytetarët kanë dhënë përgjigje të ndryshme.

Derisa disa kanë kërkuar Lushtakun edhe për një mandat, shumë të tjerë ia kanë përmendur vjedhjet dhe dëmet që ai i ka kushtuar komunës së Skenderajt. Bashkë me të është përmendur edhe Fadil Nura.

Një qytetar ka përmendur që Lushtaku dhe Nura kanë marrë 10 mijë euro për ndërtimin e një ure, ndërsa ndërtimin e saj ia kanë besuar një kompanie me 2 mijë euro. Kjo urë është rrënuar pas një viti.

-Advertisement-

Ndërsa qytetarë të tjerë i kanë dhënë mbështetje edhe Bekim Jasharit, që aktualisht është kryetar komune i Skenderajt./Bota sot

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera