​10 mënyra si të fitoni më shumë respekt në vendin e punës
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 25 July 2022
Nëse fitoni respekt në vendin e punës do të keni më shumë vetëbesim dhe do të avanconi në karrierë.
Respekti në vendin e punës do të thotë kur të tjerët e admirojnë mënyrën se si bashkëvepron me ta. Pra, ata duan të bashkëpunojnë me ju dhe gjithçka do të jetë më efikase.
Nëse fitoni respekt në vendin e punës do të keni më shumë vetëbesim dhe do të avanconi në karrierë. Respekti në vendin e punës do të thotë kur të tjerët e admirojnë mënyrën se si bashkëvepron me ta. Pra, ata duan të bashkëpunojnë me ju dhe gjithçka do të jetë më efikase, sipas Kosovapress.
Jini proaktivë
Kjo vlen sidomos kur nuk jeni të ri në atë kompani. Është e rëndësishme që ta zhvilloni veten si të pavarur dhe punonjës proaktiv të cilët janë në gjendje që të marrin vendime, por edhe të marrin përgjegjësi për t’i përfunduar disa detyra sa herë që është nevoja. Krijoni shprehi që t’i ndihmoni të tjerët sa herë që është nevoja!
Mbani premtimet
Nëse i premtoni ndonjë kolegu që do ta ndihmoni në ndonjë projekt, sigurohuni që ta mbani fjalën! Besimi është themelor për respektin, prandaj është e rëndësishme që t’i bëni të tjerët të besojnë që jeni person i cili e mban fjalën.
Të përpiktë
Shkoni në punë herët, uluni në tavolinën e takimeve para se të fillojnë dhe përgjigjuni në emaile dhe telefonata sa më shpejt që të jetë e mundur! Tregoni që keni respekt për kohën që të tjerët t’ju respektojnë juve!
Kur të pajtoheni dhe kur jo
Edhe punonjësit më të mirë nuk pajtohen nganjëherë, por është e rëndësishme që të jeni pozitivë kur e shihni se diçka krijon konflikte. Nëse ai mospajtim është për diçka të vogël dhe nuk ndikon në produktivitet, mund ta thoni.
Shmangni thashethemet
Sa më shumë kohë që të kaloni në një kompani më shumë do të lidheni me disa nga kolegët. E rëndësishme është që këtë lidhje mos ta kaloni në thashetheme për të tjerët. Mbajeni atë nivel profesionalizmi, sa ata të mos mendojnë që do të flisni edhe për ta pasi ta kthejnë shpinën!
Me këmbë në tokë
Edhe pse mund të keni bërë vite në atë kompani dhe keni avancuar në karrierë, mundohuni të qëndroni të thjeshtë! Edhe pse keni bërë përvojë dhe jeni aftësuar mirë, mos harroni që ka ende gjëra për të mësuar! Respektoni mendimet dhe idetë e të tjerëve, ashtu siç dëshironi t’i respektojnë tuajat!
Kodi moral
Zhvillimi i kodit moral ju ndihmon që të gjindeni në situata të vështira e kohë krizash, duke e mbajtur respektin edhe gjatë këtyre momenteve.
Praktikoni empatinë
Mundohuni t’i kuptoni edhe pikëpamjet e kolegëve! Mund ta keni idenë tuaj si t’i zgjidhni problemet, por nëse i dëgjoni edhe të tjerët ç’kanë për të thënë, do t’i bëjë ata të ndiheni të vlerësuar dhe të mirëkuptuar.
Inspironi dhe motivoni të tjerët
Bëni çfarë të mundeni për t’i frymëzuar dhe motivuar të tjerët! Jepni frymë pozitive dhe punë të palodhshme sa më shpesh të mundeni! Kjo zakonisht u thuhet udhëheqësve, por po aq shumë vlen edhe për punonjësit që nuk kanë pozita udhëheqëse.
Vendosni kufij
Vendosja e kufijve të shëndetshëm është aftësi e rëndësishme, sepse do t’ju ndihmojë ta fitoni respektin e kolegëve tuaj. Nganjëherë nuk do të mund t’i arrini disa gjëra, andaj është më mirë që të jeni të sinqertë dhe t’i tregoni udhëheqësit që ju duhet më shumë kohë.
Të tjera
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...