Lifestyle

10 gjëra që nuk duhet t’i thoni kurrë kur negocioni një ofertë pune!

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 27 February 2018

1.Shumë kompani janë duke u përpjekur të më rekrutojnë

2.Nëse më punësoni, do të jem një punonjës i shkëlqyer

3.Do t’ju bëjë krenar nëse më punësoni – do të punoj në fundjavë dhe do të bëj gjithçka që doni

-Advertisement-

4.Kam shumë shpenzime

5.Punoj më shumë se pjesa më e madhe e njerëzve

6.Fitoja më shumë para se kaq vitet e kaluara

7.Isha i pari i klasës në shkollë

8.Vlej më shumë se sa paga që më ofruat

9.Ndihem i fyer nga oferta juaj

10.Nëse nuk e përmirësoni ofertën tuaj, unë nuk pranoj dhe ju do të pendoheni

I vetmi qëndrim i arsyeshëm dhe profesional është “Do të doja ta pranoja këtë punë por nuk biem dakord mbi pagën. Kam nevojë për X (dollarë/euro) që të pranoj. A është kjo koha e përshtatshme se si mund ta kapërcejmë këtë hendek?

Nëse ju nuk respektoni kompaninë apo drejtuesin i cili është duke u përpjekur t’ju punësojë, pse po humbni kohë në këtë bisedë? Nëse kompani të tjera janë interesuar për ju, pse nuk ju kanë punësuar ende?

Ju mund të thoni “Kam një punë tjetër që ofron x dollarë/euro, megjithatë do të doja të punoja për kompaninë tuaj, por kjo diferencë në para është shumë e madhe për të mos u marrë parasysh. Si mund ta përmirësojmë ofertën në mënyrë që unë t’i bashkohem ekipit tuaj?

Shpenzimet tuaja mujore nuk kanë të bëjnë aspak kur negocioni pagën. As se keni qenë ndër studentët më të mirë të shkollës suaj. Nëse ndiheni i fyer, largohuni dhe mos pranoni. Mos premtoni se do të punoni shumë – kjo është diçka që pritet nga ju – pavarësisht se sa paguheni. Ky është një argument i papjekur për një pagë të lartë fillestare.

Mos i thoni një punëmarrësi të ardhshëm se do të punoni ditë e natë. Punonjësit e dinë se kur është koha për t’u larguar dhe për të shkuar në shtëpi. Ju nuk do t’i bëni askujt përshtypje duke premtuar se nuk do të flini kurrë.
Nëse fitonit më shumë para vitet e kaluara, kjo është një gjë e mirë për ju, por kjo nuk ka të bëjë aspak me punëmarrësin e ardhshëm dhe ofertën e punës.

Negocimi është një formë arti dhe si e tillë kërkon praktikë. Mënyra më e keqe për të mësuar të negocioni është të shmangni negociatat me çdo kusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera