10 ambasadorë ‘non grata’/ Kritikët e Erdoganit: Kërkesa, shpërqendrim nga problemet ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 25 October 2021
Kundërshtarët politikë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan thanë se thirrja e tij për të dëbuar ambasadorët e 10 vendeve aleate perëndimore ishte një përpjekje për të hequr vëmendjen nga vështirësitë ekonomike që po kalon Turqia. Nga ana tjetër diplomatët shpresojnë ende që dëbimet të shmangen.
Të shtunën Erdogan tha se ka urdhëruar që ambasadorët e disa vendeve të shpallen “persona të padëshiruar”, pasi kanë kërkuar lirimin nga burgu të filantropistit Osman Kavala. Ministria e Jashtme turke nuk e ka zbatuar ende udhëzimin e presidentit, një masë që do të krijonte përçarjen më të thellë me Perëndimin në 19 vitet e Erdoganit në pushtet.
Kriza diplomatike përkon me shqetësimet e investitorëve për rënien e lirës turke, në nivele të ulëta rekord, pas një vendimi javën e kaluar të Bankës Qendrore, për të ulur papritur normat e interesit me 200 për qind, nën presionin e Presidentit Erdogan për të stimuluar ekonominë.
Kemal Kilicdaroglu, udhëheqës i opozitës kryesore (CHP), tha se Erdogan “po e çonte vendin me shpejtësi drejt greminës”.
“Arsyeja për këto lëvizje nuk është mbrojtja e interesave kombëtare, por krijimi i arsyeve artificiale për shkatërrimin e ekonomisë“, shkruante ai në një postim në Twitter.
Osman Kavala, i cili ka kontribuar financiarisht për grupeve të shumta të shoqërisë civile, ka qëndruar në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe po qëndron në paraburgim ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon.
Erdogan i quajti kërkesat e diplomatëve “të pacipa” duke shtuar se ata nuk kishin të drejtë të kërkonin lirimin e zotit Kavala, duke theksuar se gjyqësori turk është i pavarur.
Sinan Ulgen, kryetar i institutit studimor “Edam” me qendër në Stamboll dhe një ish-diplomat turk, tha se shpresonte që Ankaraja të mos i dëbojë diplomatët. Në një postim nëTwitter ai e quante propozimin e presidentit turk, si një masë të pashembullt mes aleatëve të NATO -s.
“Ministria e Jashtme turke po punon shumë për të gjetur një formulë më të pranueshme. Por koha po mbaron”, shkruante ai.
Por jo gjithmonë Presidenti Erdogan nuk i ka çuar deri në fund kërcënimet e tij.
Në 2018, pas një mosmarrëveshje me Uashingtonin, Erdogan deklaroi se Turqia do të bojkotonte mallrat elektronike amerikane. Por shitja e mallrave nuk u prek. Vitin e kaluar, ai u bëri thirrje turqve të bojkotojnë mallrat franceze, rreth asaj që ai e quajti axhendë “anti-islame” e Presidentit Emmanuel Macron, por ai nuk e zbatoi një masë të tillë.
Sipas një burimi diplomatik, të hënën, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar pritet të merret një vendim lidhur me diplomatët. Po sipas tij ishte mundur gjithashtu ulja e tensioneve, duke pasur parasysh shqetësimet mbi pasojat e mundshme diplomatike. Erdogan ka thënë se do të takohet me Presidentin amerikan Joe Biden gjatë samitit të G20 që mbahet fundjavën tjetër në Romë.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...