Lajme

10.818 vende të lira për regjistrim në UKM

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 05 July 2017

Universiteti “Shën Kirili e Metodi” – Shkup sot e ka shpallë Konkursin për regjistrim të studentëve në vitin e parë akademik 2017/2018, në të cilin risi është pezullimi i studimeve të disperzuara. Janë të lira gjithsej 10.818 vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kuotave të miratuara nga Qeveria, 5865 vende të lira janë për studentët e rregullt për të cilët participimi i sivjetshëm është 200 euro, 3793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 400 euro në vit dhe 1160 për studentë me korrespondencë, të cilët, gjithashtu, paguajnë 400 euro.

Afati i parë për paraqitje të kandidatëve është 17 dhe 18 gushti, afati i dytë është më 4 shtator, ndërsa në fakultetet, në të cilat ka vende të lira afati i tretë për paraqitje për regjistrim është më 15 shtator, njofton AIM.

-Advertisement-

Në konkursin e UKM janë theksuar kriteret për regjistrim dhe dokumentet e nevojshme. Një nga kushtet është matura e dhënë shtetërore. Rezultatet nga dhënia e provimeve eksterne nga matura shtetërore. Qendra shtetërore e provimeve duhet t’i publikojë më së voni deri më 14 korrik të vitit 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera