Lajme

1 vjetori i fitores në zgjedhjet lokale, Krasniqi: PDK-ja ka fituar besimin e qytetarëve dhe do ta mbajmë premtimin

Autori: Ermirë Berisha 16:50 | 17 October 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për një vjetorin e fitores ka thënë se kjo parti për brenda një viti ka arritur të realizojë projekte të shumta të cilat janë në të mirë të qytetarëve, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se të gjitha këto suksese janë rezultat i besueshmërisë së qytetarëve dhe PDK-ja do ta mbajë premtimin e dhënë.

“Sot janë bërë një vit nga fitorja e vlefshme e PDK-së në zgjedhjet lokale. Sot, bashkëqeverisim me sukses në 18 komuna, duke përfshirë 7 qytetet kryesore të Kosovës, dhe në çdo komunë Partia Demokratike e Kosovës është alternativa më e besueshme e qytetarëve në transformimin pozitiv të komunave të tyre. Tetë kryetarë të komunave, nëntë kryesues të kuvendeve komunale, 206 asamblistë dhe 99 drejtorë të PDK-së janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës ditë dhe natë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe vendbanimet ku ata jetojnë”, është shprehur Krasniqi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera