Rajoni dhe Bota

1 vit pandemi, qindra trupa viktimash ende në frigoriferë në New York

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 10 May 2021

Rreth 750 trupa të viktimave nga Covid-19, vazhdojnë të mbahen në kamionë frigoriferikë në New York – edhe një vit pas fillimit të pandemisë.

Pranverën e kaluar, New York-u ishte epiqendra e pandemisë në SHBA. Për këtë shkak, qindra të vdekur, futeshin në kamionë frigoriferikë, deri në verifikimin e tyre. Morgje emergjente, të krijuara për shkak të Covid-19.

Tashmë, më shumë se një vit më pas, qindra prej këtyre trupave mbeten ende në këto kamionë, në Sunset Park.

-Advertisement-

Sipas një raporti të këshillit bashkiak të qytetit, mendohet se janë rreth 750 viktima të pandemisë, trupat e të cilëve po ruhen në kamionë.

Ky numër, sipas zyrtarëve, po përpiqet të ulet sa më shumë të jetë e mundur, në një kohë sa më të shkurtër.

Një pjesë e tyre, mendohet se do të përfundojnë në Hart Island, Bronx. Bashkia aty, ka varrosur prej dekadash personat endacakë dhe të varfër. Aty ndodhet një prej hapësirave më të mëdha të caktuara për varrosje në SHBA.

Përllogaritet se në dheun e kësaj zone, mund të varrosen deri në 10% të të vdekurve për shkak të Covid-19.

Në New York, pandemia solli një ndryshim rrënjësor të vdekjeve. Nëse më parë, qyteti ishte mësuar të varroste deri në 20 persona në ditë, gjatë pandemisë, ky numër shkoi deri në 200 në ditë.

Për këtë, u ngrit struktura me kamionë frigoriferikë, në mënyrë që të afërmit, të mund të varrosnin të dashurit e tyre, ku të dëshironin.

Tashmë, me një përmirësim të gjendjes së pandemisë në SHBA, pritet që ata të zhvendosen së shpejti.

Një pjesë e mirë e të afërmve të viktimave, janë dakordësuar për varrimin në Hart Island.

Në pak kohë, pritet që New York-u të lehtësojë plotësisht të gjitha masat ndaj Covid-19. /Albanianpost

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera