1 vit nga themelimi i Fondit të Sigurisë, opozita kërkon të bëhet publike shuma e mbledhur

Autori: Gazeta inFokus
18:24 | 01 March 2023
Më 1 mars të vitit të kaluar, Qeveria Kurti, e ka themeluar Fondin e Sigurisë. Në vendim thuhet se hapja e këtij fondi është bërë për “forcimin e kompetencës së sigurisë, vullnetit dhe gatishmërisë së mërgatës sonë dhe qytetarëve në mbështetje të fuqizimit të sektorit të sigurisë si dhe sfidat regjionale që burojnë nga eskalimi i situatës në Ukrainë”. Mirëpo Qeveria ende nuk ka treguar shumën e mbledhur në këtë fond, derisa opozita ka disa kritika.
Në disa raste kryeministri Kurti ka lënë të nënkuptohet që në Fondin e Sigurisë janë mbledhur miliona euro, mirëpo shuma e saktë qe një vit nuk është bërë e ditur.
“Deri më tani në Fondin e Sigurisë janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë e donatorë të cilët kanë dhënë para janë në numër katërshifrorë”, kishte thënë Kurti.
Rreth kësaj teme, deputetët e opozitës kanë kritika e pakënaqësi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, në një përgjigje për Gazetën Express deklaroi se nuk ka informacione dhe njohuri për ecurinë e këtij procesi. Ai tha se në shtetet demokratike fondet nuk mbahen të fshehta dhe mbikëqyren nga komisionet përkatëse.
“Në lidhje me Fondin e Sigurisë, unë si deputet dhe anëtar i komisionit për mbikqyrjen e sektorit të sigurisë, nuk kam informata dhe njohuri për ecurinë e këtij procesi. Dua të them se nga autoritetet e qeverisë, mbahet konfidenciale se si menaxhohet fondi dhe cili eshtë totali i shumës. Në shtetet demokratike çështja e fondeve në sektorin e sigurisë nuk permbanë fshehtësi dhe ato mbikqyren nga komisionet përkatëse me të cilat sigurohen mbikqyrja demokratike, transparenca dhe llogaridhënia”, tha Quni.
Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka qenë më e ashpër në kritikat e saj drejtuar kryeministrit Kurti. Ajo tha se ky fond “i dedikohet Albin Kurtit dhe jo emrit që e mban”.
Ndër të tjerash, Musliu deklaroi se “sjellja e Albin Kurtit dhe marionetave të tij për sa i përket këtij fondi vetëm se na e kanë vërtetuar qëllimet plaçkitëse që i kanë modifikuar me termin siguri”.
“Fondi i Sigurisë është një fond që i dedikohet Albin Kurtit dhe jo emrit që ai fond mbanë. Duke qenë i tillë, askush nga ne nuk ka asnjë informatë rreth asaj se çfarë po ndodhë me atë fond. Kjo mungesë e transparencës po mundohet të arsyetohet me konfidencialitetin e çështjes, por një fond i tillë duhet të mbikëqyret vetëm dhe vetëm nga Kuvendi. Meqenëse kjo mbikqyrje nuk po ndodhë dhe nuk po ndodhë sepse nuk po lejohet, atëherë e kemi të drejtën të vëmë në dyshim qëllimin e krijimit të një fondi me sfond të ndjeshëm kombëtar sepse kjo është metoda më e lehtë për të mbledhur paratë e popullit. Sjellja e Albin Kurtit dhe marionetave të tij për sa i përket këtij fondi vetëm se na e kanë vërtetuar qëllimet plaçkitëse që i kanë modifikuar me termin siguri”, tha ajo.
Musliu në një bisedë me Gazetën Express tha se nuk kanë informacione për shumën e mbledhur në këtë fond, derisa deklaroi se për këtë temë duhet të raportojë Kurti.
“Mbajtja mbyllur e informatave rreth shumës së dhuruar duhet ta bëjë skeptik popullin nëse donacionet për këtë fond janë dedikim për sigurinë apo dedikim për një narcizoid dhe për akrobacionet e tij politike drejtë pushtetit dikatorial. Thjeshtë, të mendojnë mirë se ku i dedikojnë paratë e tyre të fituara me mund e me djersë. Le ta kujtojnë edhe një fond tjetër që u krijua si fondi për pandeminë. Edhe në këtë rast nuk kemi informata as se sa janë grumbulluar dhe as ku janë shkuar ato para. Nëse dhuruesit mendojnë vërtetë se po ndihmojnë në fushën e sigurisë, atëherë unë u bëjë thirrje që mos të japin paranë e tyre, por nëse dhuruesit mendojnë se duhet të dhurojnë mundin e tyre për ta pasuruar Albin Kurtin dhe klikën që e rrethon atë, atëherë le ta bëjnë zgjedhjen e tyre. A duhet të raportojë dikush për këtë fond? Natyrisht që po. Për këtë fond duhet të raportojë ideatori i tij, Albin Kurti. E ka detyrim edhe moral dhe edhe institucional dhe këtij detyrimi herët a vonë nuk do t´i ikë dot. Çdo ikje nga raportimi është një hap drejt keqpërdorimit të këtij fondi. Mungesa e raportimit është dëshmia e plaçkitjes moderne të udhëhequr nga Albin Kurti”, tha Musliu.
Kritika për fondin e Kurtit ka edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ai kërkoi që të bëhet publike shuma e mbledhur në këtë fond, derisa shton se ky fond është “i mirë dhe më se i nevojshëm”.
Lekaj i ka bërë thirrje Qeverisë që të lobojnë për Fondin e Sigurisë.
“Fondi i Sigurisë është një Fond i mirë dhe më se i nevojshëm për shtetin e Kosovës, në raste të jashtëzakonshme. Fatkeqësisht ne si deputetë nuk e dijmë shumën e mjeteve të grumbulluara. Fatmirësisht herë pas here, kryeministri Kurti ka treguar që në këtë fond janë mbledhur mjete të arsyeshme. Është keq që nuk kemi transparencë qeveritare në këtë temë. Madje vet Ministrat e caktuar të Qeverisë kur janë pyetur për shumat e mbledhura në Fondin e Sigurisë, kanë thënë që nuk e dijnë dhe vetëm Kryeministri e dinë. Ju bëjë thirrje Qeverisë që të lobojnë për fondin dhe ta bëjnë publike vlerën që gjindet në fond”, tha Lekaj.
Fondi i Sigurisë menaxhohet nga Ministria e Financave, ndërsa më pas mjetet e grumbulluara do të kalojnë në Ministrinë e Mbrojtjes për shfrytëzim si buxhet shtesë.
Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mbrojtjes për të kuptuar se sa është shuma e mjeteve të grumbulluara në këtë fond dhe nëse është shpenzuar ndonjë pjesë e tyre, mirëpo deri në kohën e publikimit të këtij lajmi, nga asnjëra ministri nuk kanë kthyer përgjigje. Përgjigje nuk kanë kthyer as nga Qeveria e Kosovës. /GazetaExpress/


Të tjera
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...
-
Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person – lëndohen 10 të tjerë
Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga shembja e çatis...