Lajme

1 vit nga pushtimi rus, Meta: Populli ukrainas frymëzim për botën

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 24 February 2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka përkujtuar 1 vjetorin e Ukrainës, ku për pasojë kanë humbur jetën qindra persona ndërsa mijëra të tjerë janë larguar nga vendi.

Në një postim që ka bërë nën rrjetet sociale, Meta theksoi se populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën me rezistencën e tij heroike.

“Si sot 1 vit më parë, Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër rus, e që prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri, në mbrojtje të atdheut, lirisë dhe demokracisë brenda kufijve të sovranitetit shtetëror. Angazhimi i hershëm ndërkombëtar nga OKB, NATO, BE, si dhe dedikimi i SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, në këto 12 muaj ka dëshmuar qartazi se uniteti i demokracive perëndimore është efektiv për mbrojtjen e Ukrainës nga ky pushtim ilegjitim dhe Ukraina do të qëndrojë e lirë dhe sovrane. Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe mbështje të palëkundur për popullin Ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe garantimin e sovranitetit shtetëror”- shkruan Meta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera