Lajme

1 mijë euro për ta veshur stafin e Bedri Hamzës

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 13 March 2018

Në 10 vjetorin e Parësisë së Kosovës, Ministria e Financave, e udhëhequr nga Bedri Hamza, u kujdes edhe për dukjen e stafit. Nga buxheti i shtetit u shpenzuan 1 mijë euro vetëm për furnizim me gardërobë solemne zyrtare për 10 vjetorin e Pavarësisë, shkruan Infokusi.com.

Gardëroba u ble në dyqanin ‘Verdi’ në Prishtinë, siç thuhet në tenderin e publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 990.00€./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera