Lajme

1 mijë e 600 të burgosur në Kosovë, presin të marrin vaksinen anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 22 April 2021

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka vlerësuar se Institucionet korrektuese janë institucione vulnerabil për sëmundje ngjitëse, andaj janë me prioritet për vaksinim dhe si të tillë e ka bërë kërkesën për Komitetin e Vaksinimit të vendit.

Eksporti i mallrave në mars ishte 61.8 milionë euro, importi 382.5 milionë

-Advertisement-

Me kohë, në Komitetin për menaxhimin e vaksinimit, është bërë kërkesa që në institucione korrektuese të bëhet vaksinimi i të gjithëve.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) janë gjithësej 125 persona në staf mjekësor, 1mijë e 600 të burgosur si dhe 1mijë e 617 persona staf korrektues.

“Sipas Komiteti për menaxhim të vaksinimit, deri më tani ka filluar vetëm vaksinimi i stafit shëndetësor të institucioneve korrektuese nëpër qendra regjionale”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Sipas SHKK-së, vaksinimi do të bëhet në të gjitha institucionet korrektuese.

Posa të këtë mundësi dhe vaksina, do të fillohet me vaksinimin e personave të tjerë, përfshirë të burgosurit dhe stafin korrektues. Vaksinimi planifikohet të bëhet në institucione korrektuese dhe do të përfshihen të gjithë ata që dëshirojnë dhe kanë indikacione për vaksinim./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera