1 mijë e 500 euro gjobë ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Skënderaj, pranoi se punësoi mësimdhënësin pa konkurs
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 14 April 2023
Ish-drejtori i Arsimit në Skenderaj, Bekim Latifi, i akuzuar për korrupsion, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë, pasi pranoi fajësinë se sa ishte drejtor ka punësuar një mësimdhënës pa shpallur fare konkurs.
Aktgjykimi dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri, pasi i akuzuari Latifi paraprakisht e pranoi fajësinë në shqyrtim fillestar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, i akuzuari Latifi u dënua me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Berat Peci, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Latifi detyrohet që të paguajë shpenzimet e procedurës, 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit të kompensimit të viktimave të krimit.
Dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë e 500 euro, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muaj nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ku këtë dënim me gjobë mund ta paguajë në këste të barabarta.
Gjyqtari Beqiri i njoftoi palët se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi.
Gjyqtari Beqiri njoftoi se gjykata ka marrë këtë vendim duke marrë parasysh rrethanat lehtësuese si pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, faktin se kanë kaluar rreth pesë vite nga koha e kryerjes së veprës penale, ndryshimin e rrethanave, si dhe faktin se i akuzuari nuk ka qenë i dënuar më parë.
Paraprakisht, sot u mbajt shqyrtimi fillestar, ku të pranishëm ishin prokurori i shtetit Njazi Rexha, dhe i akuzuari Bekim Latifi me mbrojtësin e tij, avokatin Berat Peci.
Tutje, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Rexha, dhe pasi i akuzuari u njoftua nga gjyqtari Beqiri për pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë, i njëjti e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 14 dhjetor 2020, ka ngritur aktakuzë kundër Bekim Latifit, të cilin e ngarkon se më 1 shtator 2018, ne cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Skenderajt, ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që tjetrit t’i sjellë çfarëdo dobie, ashtu që në kundërshtim me Ligjin e Punës nr. 03/L-22, ka nënshkruar kontratën e punës me nr. protokolli 45/18 me Berat Dajakun, për mësimdhënës në lëndën e Historisë në shkollën e mesme të Ulët “Halit Geci”, në Skenderaj, në paralelen e ndarë në fshatin Rakinicë, pa shpallur fare konkurs.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par. 1 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...