Lajme

1 i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19 për 24 orë në Malishevë

Autori: H. Smajli 16:49 | 06 August 2020

Komuna e Malishevës ka njoftuar se një person ka humbur jetën ndërsa 7 persona kanë dalë pozitiv me virusin COVID -19 në 24 orët e fundit.

Në një njoftim nga komuna për bilancin e 24 orëve të fundit nga ky qytet thuhet se ka humbur jetën një 88 vjeçar i cili kishte rezultuar pozitiv me virusin të mërkurën.

“COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar nga IKSHKP, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Personi që ka ndërruar jetë sot, është I.Bytyqi (1932), nga fshati Kërvasari, i cili dje ishte konfirmuar se është i prekur me COVID-19, ndërsa rastet e reja të konfirmuara sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Damanek, dhe nga 1 rast në fshatrat Carallukë, Banjë, Ngucat, Llazicë dhe Bubavec”, thuhet në njoftimin e Komunës.

-Advertisement-

Numri i rasteve aktive me virus në Malishevë është 47 ndërsa der më tani kanë humbur jetën 10 persona.

“Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është 47 raste, ndërsa i vdekjeve është 10 raste. Deri më tani janë shëruar 98 persona”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Komuna e Malishevës ishte ndër komunat e para ku shpërtheu virusi COVID-19.

Për një kohë ky qytet mbajti primatin si komuna me numrin më të madh të të infektuarve nga koronavirusi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera