1.80 € shkon çmimi i derivateve të naftës në Kosovë, Kryetari i Naftëtarëve jep arsyetimin
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 07 June 2022
Në dy ditët e fundit çmimi i derivateve të naftës ka shënuar ngritje
E, krejt kjo si pasojë e lëvizjeve të çmimeve në Berzën Ndërkombëtare, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Gjatë ditës së djeshme e po ashtu edhe sot në disa pompa të derivateve çmimi i derivateve të naftës ka arritur gati deri në 1.80 euro.
Një gjë të tillë, e ka konfirmuar edhe vet Berjani, veçse ai ka pohuar që çmimi i naftës sillet përafërsisht rreth 1.75 derisa i benzinës 1.77 euro.
Kurse, ka deklaruar se pa përfundim të luftës Rusi-Ukrainë nuk mund të ketë stabilizim në çmime.
“Rritja e çmimit është duke ndodhur në të gjithë botën dhe nuk është duke ndodhur vetëm te ne. Sot çmimet në Kosovë sillen përafërsisht 1.75 diesel dhe 1.77 benzina, por ka çmime të ndryshme. Çmimet në këtë sektor mund të stabilizohen atëherë kur të përfundon lufta Ukrainë-Rusi”, ka thënë ai, për Front Online.
I pyetur se a mund të ketë në ditët në vijim përsëri ngritje, i njëjti është shprehur se nuk mund të jep shifra sepse kjo nuk dihet.
“Nuk mundem me paragjykua se çfarë çmimesh do të ketë në ditët në vijim sepse ka lëvizje të mëdha në Berzën Ndërkombëtare, brenda ditës lëviz katër apo pesë herë. Pra, mos të bëjmë panik shkaku që Berza po e dikton çmimin dhe ka lëvizje shumë të mëdha në Berzën Ndërkombëtare”, është shprehur ndër të tjera ai.
Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.
Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...