Lajme

1.6 ton drogë drejt Stambollit, arrestohet shqiptari në Athinë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 30 December 2017

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke si pjesë e grupit që trafikoi 1,6 ton kanabis drejt Stambollit.
Shqiptari 29 vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua ne lagjen “Dafni” të Athinës.

Atij iu sekuestruan dy celularë dhe një tablet si mjete komunikimi me grupin e trafikanteve. Mediat greke shkruajnë se bosi i grupit është një shqiptar, por rol të rëndësishëm kanë edhe disa biznesmenë të njohur grekë.

Qindra tonelata me kanabis janë trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, Greqisë deri edhe Turqisë. 1.6 ton drogë që u kapën në mes të muajit nëntor, kishin destinacion Stambollin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera