1.4 milionë euro borxh në KRU “Prishtina” gjatë pandemisë, paralajmërohen shkyçje
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 07 June 2020
Vlera e borxheve të qytetarëve ndaj kompanisë KRU “Prishtina” nga fillimi i pandemisë e deri më tani sillet rreth 1.4 milionë euro, ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa.
Xhafa ka thënë se prej fillimit të pandemisë ka pas edhe rënie të madhe të pagesave, sidomos gjatë izolimit.
“Por sa i përket borxheve fatkeqësisht si në çdo kompani tjetër qytetarët edhe te ne kanë reflektuar me mospagesa duke e ditur situatën pandemike dhe nëse flasim prej marsit atëherë kur ka filluar masat më serioze të pandemisë borxhi që është akumuluar në këtë tre muaj flasim për mars, prill dhe maj është afërsisht 1.4 milion si borxh i akumuluar i konsumatorëve që nuk kanë arrit t’i paguajnë faturat e ujit”.
Ai ka thënë se për kompaninë është shqetësuese mospagesa e faturave. Sipas tij, një pjesë e madhe e investimeve kapitale janë stopuar.
“Për neve është shqetësim si kompani mos pagesat sepse ne si kompani shërbyese nuk është se jemi kompani profitabile për shkak se tarifat që na i përcakton autoriteti rregullator na i përcakton vetëm si tarifa më të cilat mbulohen vetëm shpenzimet operative dhe një pjesë e investimeve kapitale”.
“Kjo ka reflektuar që një pjesë të investimeve kapitale t’i stopojmë e që për fat të keq në momentin që stopohen investimet kapitale kjo rrezikon edhe vet asetet ose rrezikon qëndrueshmërinë e vazhdimit të furnizimit me ujë. Ne i lusim qytetarët që t’i bëjnë pagesat sepse të gjitha këto pagesa konvertohen në investime dhe shërbime më të mira për qytetarët”.
Xhafa thotë se gjatë pandemisë nuk kanë shkyçur asnjë konsumatorë, por nuk e përjashton që kjo të ndodh në këtë periudhë.
“Pjesa e masave që janë liruar nga Qeveria kanë ndikuar që pagesat të kenë një trend në rritje mirëpo nëse shohim që nuk reflektojnë konsumatorët tanë ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona që na lejohet me ligj duke përfshirë edhe shkyçjet dhe normalisht si kompani nuk kemi shkyç askënd gjatë kohës së pandemisë sepse kemi respektuar me përpikëri edhe pjesën e masave të pandemisë, por edhe pjesën e urdhëresave të lëshuara”.
Ai ka thënë se liqenet akumuluese kanë pësuar rënie të vazhdueshme, duke shtuar se rrezikohet të ketë edhe reduktime.
“…trendi i rënies në dy liqenet akumuluese kanë vazhduar dhe normalisht që trendi i rënies është i vazhdueshëm me hapa me të ngadalshëm për shkak të reshjeve, sepse nuk kanë ndikuar që niveli të përmirësohet në liqenet tona, sepse nivelet janë vetëm duke rënë dhe asnjëherë nuk janë ngritur që nga fillimi i vitit, dhe rrezikohemi të futemi në reduktime”, tha ai për EO.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...