Sport

1.159 miliardë euro, Lucas Hernandez bëhet pjesë e ekipit më i shtrenjtë në botë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 29 March 2019

Pagesa e klauzolës prej 80 milionë euro që Bayern Munich bëri për Lucas Hernandez të Altetico Madrid bën që mbrojtësi francez të jetë pjesë e formacionit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Natyrisht në këtë formacion nuk bëjnë pjesë yje të tjerë si Messi apo të tjerë që nuk kanë lëvizur nga ekipi i tyre i parë.

Ja lojtarët që janë shitur më shtrenjtë dhe formojnë formacionin me skemën 3-4-3, me vlerë 1.159 miliardë euro:Në portë:

-Advertisement-

Kepa Arrizabalaga, nga Atletico Bilbao te Chelsea për 80 milionë euro. Parakaloi rekordin e Alisson Becker që u ble nga Liverpool për 62.5 milionë.

Në mbrojtje:

Rekordi për blerjen më të shtrenjtë në mbrojtje e mban Virgil Van Dijk i cili kaloi nga Southampton te Liverpool për 85 milionë euro.

Pas tij është Lucas Hernandez që kaloi te Bayern Munich për 80 milionë euro.

Ndërsa në vend të tretë është Aymeric Laporte. Francezi firmosi për Manchester City, që pagoi 65 milionë euro te Atletico Bilbao.

Në mesfushë:

I pari në listë është Philipe Coutinho që Barcelona e bleu për 120 milionë euro, plus bonuse nga Liverpool. Ndërsa pas tij është kalimi i Paul Pogba nga Juventus te Manchester United për 105 milionë euro.

Frenkie de Jong do mbërrijë në fund të sezonit te Barcelona, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me James Rodriguez dhe Real Madrid. Të dy lojtarët janë blerë për 75 milionë euro.

Në sulm:

Rekordmeni absolut mbetet kalimi i Neymar Junior nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Po ashtu PSG mban edhe vendin e dytë me blerjen e Kylian Mbappe për 135 milionë euro që bashkë me bonuse shkon në 180 milionë.

Ndërsa në majë të sulmit është Cristiano Ronaldo që kaloi nga Real Madrid te Juventus për 117 milionë euro.

Stoli rezervë:

Ousmane Dembele – 105 milionë euro

Gareth Bale – 101 milionë euro

Gonzalo Higuain – 90 milionë euro

Zinedine Zidane (i vetmi lojtar i tërhequr që qëndron në listë) – 75 milionë euro

Angel Di Maria – 75 milionë euro

Benjamin Mendy – 58 milionë euro

Alisson Becker – 62.5 milionë euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera